Kjo faqe përmban disa linke të dobishme rreth marrëdhënieve Serbo-Shqiptare:

 

  • Konferenca Kosovë-Serbi: Një qasje ndryshe

    Instituti për Filozofi dhe Teori Shoqërore, E premte, 5 Nëntor, 2021

    Qëllimi i kësaj konference është të shqyrtojë mundësinë e narrativave alternative, të ndryshme prej diskursit aktual politik. A është e mundur të gjesh të përbashkëta për të trajtuar ndryshe temave që aktualisht janë përçarëse apo antagoniste? Temat të cilat do të jenë në fokus lidhur me këto çështje janë: Si është ndërtuar Tjetri në rastin serbo-shqiptar? Si e ndërtuam ne perceptimin e Tjetrit si armiqësor, armik dhe të braktisur? Lidhjet e shumta dhe tiparet e përbashkëta që burojnë nga kultura jonë e përbashkët (ballkanike, osmane, Jugosllave…). Cilat janë masat ekonomike që duhen marrë për të përmirësuar marrëdhëniet tona? Cilat janë tiparet e përbashkëta në periudhë tranzicioni, lidhur me privatizimin, apo të drejtat e punëtorëve? Si po ndikon imigrimi në shoqëritë tona – a sjellin ndonjë ndryshim domethënës emigrantët që udhëtojnë përmes rrugës ballkanike? A mundet që imigracioni i shpejtë nga Ballkani të na bashkojë në përpjekjet e përbashkëta për ta luftuar atë – a luftuam të gjithë për të krijuar shtetet tona të pavarura nga të cilat të gjithë duan të ikin sa më shumë të munden? Çfarë mund t’u ofrojmë rinisë dhe qytetarëve tanë në mënyrë që të qëndrojnë në vendet tona? Si nënkuptohet tani qytetaria- si besnikëri etnike apo civile – a mund të ketë një model tjetër se si mund të konceptohet qytetaria, bazuar në besnikërinë dhe përkatësinë ndaj shtetit?

    Projekti “Kosovë-Serbi:  Një qasje ndryshe” organizohet nga Instituti “Musine Kokalari” nga Prishtina dhe “Instituti për Filozofi dhe Teori Sociale” nga Beogradi, me mbështetjen e zyrës së Qendrës Ndërkombëtare Olof Palme në Ballkanin Perëndimor

  • Institucioni kulturor në Kosovë Qendra Multimedia, botues i disa librave të autorëve Serbë në Shqip, dhe një ndër bashkëproducentët e prodhimit të përbashkët Serbo-Shqiptar të shfaqjes Romeo dhe Xhulieta (Romeo and Juliet)

  • Centre for Cultural Decontamination, është një hapësirë alternative kulturore në Beograd, e cila vazhdon të zbatojë një numër projektesh të rëndesishme në bashkëpunim me Shqiptarët për dekada me rradhë

  • Festivali i kulturës Shqiptare dhe  Kosovare në Beograd Mirëdita, dobar dan

  • Revista dhe levizja kulturore Poeteka, e cila përmban letërsi Serbe bashkëkohore të përkthyer në Shqip. Të gjithë numrat e revistës mund të gjenden në portal.

  • Shtëpia Botuese Samizdat B92 ka botuar në gjuhën Serbe libra nga Petrit Imami, Edi Rama, Veton Suroi…

  • Kosovo portal KOSSEV e redaktuar nga OJQ-ja Qëndra për Zhvillim Komunitar në Mitrovicë (Kosovë) në Serbisht dhe Anglisht

  • E përditshmja në Kosovë Koha ditore (në Shqip)

  • Hajde ti.org, Ky portal është një nismë e të rinjve Serbë dhe Shqiptarë në Kosovë dhe qëllimi i tij është njohja me gjuhën Shqipe dhe Serbe për të dyja palët.

  • Serbian-Albanian Friendship (Faqe në Wikipedia mbi miqësinë Serbo-Shqiptare në Serbisht)