Projekte të mëparshme:
Ky segment i këtij website-i përmban informacion bazë rreth disa projekteve të rëndësishme përgjatë viteve të fundit, të cilët kanë promovuar bashkëpunimin Serbo-Shqiptar, pajtimin si edhe miqësinë mes tyre.
JOINT CENTRE FOR ALBANIA-SERBIA RELATIONS (Qëndra e Përbashkët për Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe)
Forumi për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Lëvizjes Europiane në Serbi (EMinS) dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) ndërmorën projektin e Qëndrës së Përbashkët për Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe, me mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë.
Ky bashkëpunim ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë pati një rëndësi strategjike për integrimin në Europë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nismat e dyanshme të cilat kanë patur një rëndësi të madhe për bashkëpunimin rajonal, deri më sot janë lënë në hije. Pengesat kryesore të ndërtimit të një lidhjeje normale dhe frytdhënëse midisë Shqipërisë dhe Serbisë përfshijnë mungesë njohurie rreth njëri tjetrit, mungesë mundësie për të patur kontakte të perbashkëta dhe mungesë bashkëpunimi mes tyre. Duke patur parasysh këtë, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare ndërmori krijimin e një qëndre të përbashkët, e cila do të nxiste një bashkëpunim midis eskpertësh, gazetarësh, hulumtuesish, artistësh dhe përfaqësues vendimmarrës nga të dyja palët.
Ky projekt paraqet një mënyrë të re për përmirësimin e marrëdhënieve Serbo-Shqiptare, i frymëzuar nga shoqëria civile, dhe ofron mundësi të reja për kontakte të përbashkëta dhe bashkëpunim rajonal, po ashtu për përmirësimin e njohurive të qytetarëve të të dyja vendeve rreth njëri tjetrit. Për më tepër, ky projekt ka si qëllim të përkrahi të rinjtë për të luftuar paragjykimet e ndërsjellta, për të inkurajuar krijimin e një mjedisi të ri në media, i cili mund të promovojë jetën e përditshme e të dy vendeve për qytetarët e tyre, gjithashtu dhe të angazhojë vendimmarrës të posteve të ndryshme të kontribojnë për një bashkpunim më të suksesshëm midis Shqipërisë dhe Serbisë përmes politikave aktuale.
Përtej Armiqësisë: Ndryshimi i Perceptimit Serbo-Shqiptar (2017-2018)
Aplikantët: Qëndra Multimedia, Prishtinë /Instituti i filozofisë dhe teorisë shoqërore, Beograd
Kohëzgjatja e Projektit: 2017-2018
Kordinatorët: Jeton Neziraj dhe Aleksandar Pavlović
Sponsorat: Ambasada Zviceriane në Prishtinë dhe Nisma PERFORM
Instituti i filozofisë dhe teorisë shoqërore në Beograd dhe Qëndra Multimedia në Prishtinë janë aplikantët kryesorë të cilët nisën zbatimin e projektit “Përtej Armiqësisë: Ndryshimi i Perceptimit Serbo-Shqiptar” (2017-2018). Projekti ka si synim reduktimin e armiqesisë dhe konflikteve mes Serbëve dhe Shqiptarëve, duke promovuar histori të vërteta dhe positive si shembuj të miqësisë midis Serbëve dhe Shqiptarëve, ose njerëz që shërbyen si një urë lidhëse midis dy vendeve në të kaluarën si edhe në kohët e sotme. Ky projekt u zbatua në bashkëpunim më të përditshmen Koha Ditore në Prishtinë dhe shtojcës kulturore dhe portalin Beton në Beograd.
Qëllimi më i madh i këtij projekti është të ruajë dhe përmirsojë rrjetin e bashkëpunimit të hulumtuesëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile Serbe dhe Shqiptare, dhe ti mbështesë ata në luftën kundër armiqësisë për një periudhë afatgjate. Ky projekt kërkon të sfidojë perceptimet armiqësore aktuale, duke paraqitur histori për njerëz and ngjarje të cilat janë lënë jashtë ligjërates publike, të cilat tregojnë një anë tjetër të marrëdhënieve Serbo-Shqiptare. Synimi i këtij projekti është të publikojë një dyzinë me artikuj të 10 autorëve të ndryshëm nga Beogradi, Prishtina dhe Tirana në Shqip në gazetën Koha Ditore nga Prishtina dhe Mapo nga Tirana, dhe më pas në Serbisht dhe Anglisht në Danas/Beton, portalin B92 dhe media të tjera në rajon.
Figura e Armikut: Ripërfytyrimi i Marrëdhënieve Serbo-Shqiptare (2014-2016)
Partneri Udhëheqës: Instituti i filozofisë dhe teorisë shoqërore, Universiteti i Beogradit
Kohëzgjatja: Korrik 2014 – Shtator 2016
Kordinatorët e Projektit: Adriana Zaharijević, Aleksandar Pavlović, Rigels Halili, Gazela Pudar Draško
Projekti Figura e Armikut: Ripërfytyrimi i Marrëdhënieve Serbo-Shqiptare kërkon të sfidojë qëndrimin armiqësor Serbo-Shqiptar, duke rishqyrtuar ngjarje apo ligjërata nga e kaluara dhe e tashmja, duke dashur të japë një shpjegim dhe të identifikojë një pikëpamje të përbashkët, ide dhe tradita të cilat hedhin poshtë armiqësinë e ditëve të sotme dhe të promovojë një frymë bashkëpunimi.
Ky projekt bashkoi hulumtues dhe studiues nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria nga fusha të ndryshme të shkencave sociale, shkencave humane, fusha e letërsisë dhe e artit, të cilët ishin të vendosur të depërtonin në logjikën Serbo-Shqiptare të armiqësisë dhe shfaqjen e saj duke përdorur metoda analitike. Projekti përfshiu disa tema të ndryshme duke filluar nga skena historike, tekste letërsie dhe historie, ligjërata politike, artistike dhe letrare, materiale nga media, dhe plane bashkëpunimi.
Tekstet e hulumtuara u grupuan në disa seksione me tematika të ndryshme, të cilat së bashku trajtuan aspekte të ndryshme të një konflikti intensiv që ka zgjatur për shekuj. Diskutimi hyrës i’u kushtua studimit të historisë dhe trashëgimisë të të dyja kombeve, të cilat aspiruan për të njëtin territor në veçanti. U shqyrtuan kujtime të cilat u kthyen në mite, (ri)ndërtimi i së kaluarës, gjithashtu edhe i disa ngjarjeve kyçe të kohëve të fundit të cilat u kthyen në vatra ndikimi negativ reciprok midis 2 vendeve. Ky rindërtim u ndoq nga ligjërata analitike.
Serbia dhe Shqipëria – Drejt një të Ardhme Europiane
Bashkëpunimi dypalësh dhe mirëkuptimi reciprok mes Shqipërisë dhe Serbisë ka një rëndësi strategjike për stabilitetin e rajonit, po ashtu edhe për integrimin Europian të Ballkanit Perëndimor. Një ndër pengesat kryesore në rrugën për bashkëpunim të frytshëm dhe normal midis dy vendeve është mungesa e njohurive për njëri tjetrin si edhe mungesa e mundësive për një bashkëpunim intensiv, e paraqitur nga analizat e fundit të kryera nga Lëvizja Europiane në Serbi dhe Fondacioni Friedrich Ebert.
Megjithatë, sipas rezultateve të studimit, publiku i gjerë në Serbi dhe Shqipëri pa mëdyshje vlerëson normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve në aspektin e rajonal dhe ndërkombëtar.
Si rrjedhojë, Forumi për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Lëvizjes Europiane në Serbi dhe Fondacioni Friedrich Ebert organizuan konferencën ndërkombëtare “Serbia dhe Shqipëria- Drejt një të Ardhme Europiane”, me qëllim nxitjen e një diskutimi publik mbi marrëdhëniet Serbo-Shqiptare dhe mundësitë për zhvillimin e mekanizmave që mund të përmirsojnë situatën, duke ndjekur vullnetin e qytetarëve të tyre.
Forcimi i bashkëpunimit midis Serbisë dhe Shqipërisë- pikëpamja e medias sot në Serbi
Lëvizja Europiane në Serbi dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare themeluan në 2015 një qendër të përbashkët për marrëdhëniet Serbo-Shqiptare. Studime të kryera mbi rëndësinë e medias në të dyja vendet dhe në disa forume të mbajtura përgjatë projekteve të ndryshme, treguan se media është një faktor kyç në formimin e perceptimit publik.
“Forcimi i bashkëpunimit midis Serbisë dhe Shqipërisë- pikëpamja e medias sot në Serbi dhe mënyrat e formimit të një publiku pozitiv dhe të mirinformuar i cili shpie drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor” u mbështet nga misioni OSCE në Serbi dhe u zbatua nga Lëvizja Europiane në Serbi. Qëllimi i këtij projekti është të kontibuojë në përmirësimin e marrëdhenieve Serbo-Shqiptare dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, po ashtu edhe të identifikojë mesazhe ideologjike, politike, historike dhe kulturore të cilat vështirësojnë përparimin në bashkëpunim dhe stabilitet.
Ky hulumtim i zbatuar brenda projektit, analizoi imazhin e Shqiparëve dhe të Shqipërise në media, siç paraqitet nga gazetat Serbe. Rezultati i këtij projekti është një analizë e detajuar e perceptimeve reciproke, avantazhet kryesore dhe të metat e reportimit të medias në të dyja vendet dhe marrëdhëniet e tyre. Ky projekt pritet të kontibuojë në ndërtimin e një marrëdhënie të ndësjelltë më të mirë e cila mbështetet në njohuri të fituara dhe mirëkuptim.